Motër ti më je si – Zymer Mehani
Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.
MOTËR, TI MË JE…
(Në 21- vjetorin e rënises së Dëshmores së Kombit, Antigonë FAZLIU)
Motër Antigonë-
Ti më je si rrezet e ngrohta
Që Dielli shpërndan
Si zjarri që ndizet
N’stinë t’ftohtë- flakadan
Si uji prore që rrjedh
Kudo gjallëri sjell
Ti më je si shushërimë e fletëve
Në pranverën bleroshe
Si shkumë e valëve të detit në trazim
Si zog në fluturim
Dhe erë në kalim
Ti më je kujtim i dhembjes në shpirt
Dhe lot që rrjedh ende
Për një kohë të shkuar
Më je plagë e thellë
Që s’ka të shëruar
Motër Antigonë-
Ti më je krenaria
T’përjetësoi LAVDIA!
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com