August 4, 2024

Krushq të përhershëm! – Eduart Veli

Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.

KRUSHQ TË PËRHERËSHËM !

Diellin e ftova unë ,në dasmën time ,shumë vite më parë.
Hënës ,nusja ime i çoi ftesë qëndisur me penjë me fije ari.
Yjeve ,lart në qiell,një e nga një ,nëna ime ,ju çoi fjalë.
Maleve,u foli im atë,se në shtëpi e në dasëm,ai ishte i pari!

Luleve plot me erë ,motra ime ju bëri një ftesë speciale.
Ishte stinë aksioni,motra e vogël,ftoi në dasëm gjithë rininë.
Fushave të Shalësit,ju çoi ftesë nëna,të bukura e bukëvale.
Komshiu im Novruzi,nga Koska,ftesë i çoi nanë Çamërisë!

Ja,erdhi dita e dasmës,një ditë e bukur në fund korriku.
Dielli,erdhi i pari në dasëm “Të trashëgohet djali babain uroi”!
Malet,dërguan lisat dasmorë,për ta im atë ishte shoku dhe miku.
Kryelulja,tëndafilja,një buqetë plot aromë,nuses
time i dërgoi!

Dy palë saze,ftoi im atë,në sheshin e Kurunës,
erdhi gjithë rinia.
Kënga,vallja,përcillej,sokak më sokak,në Babjot e në Kurunë.
Të trashëgoheni,uronin,kurrë të mos ju shterojë dashuria”!
Lumturia,kishte zbritur në tokë,gjithë dritë ishte nusja ime,levend djalë isha unë!

Fushat,një shportë të madhe dërguan,nga pjata
të gjithë dasmorët, i uruan.
Hëna,e bukura e dheut,erdhi natën vonë,e mbi kurorë të nuses,vajti e qëndroi.
Bashkë me nusen,u bënë dy hëna,feksën, bënë farkë,dasmën zbukuruan!
Deri në agim,qëndroi e bukura Hënë,këndoi me ne, vallëzoi,..e aty mbi Mëllez, tutje perëndoi.

Të gjithë erdhën në dasmën time,më erdhi dielli
dhe diellin,një jetë e mbaj në zemër.
Më erdhi hëna e bukur,ndaj time shoqe ,një jetë
e dua ,si një hënë.
Më erdhën fushat pjellore të Shalësit tim..,tek ato unë e ime shoqe,e kemi një emër.
S’më erdhi dot Çamëria ime,por një ditë ,do vijë, ajo do të jetë dasma e dasmave, o nënë!

Është stinë dasmash,dasmat në vjeshtë ,oh sa shumë,paskan hije.
Seç kanë një aromë,që e gjen shumë rrallë.., një aromë Çamerie!
Ne dasmën time,më erdhën dhe yjet,më erdhën
“si vëllezër”,gjithë yjet në Galaktikë.
Me “vëllezer yje”,unë rroj me shekuj,kudo nëpër dasma e në luftë dhe kurrë,nuk ndjej frikë!

Shpërndaje në rrjetet sociale:
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com