August 4, 2024

Iu bëtë peshqesh fukarasë – Nexhip Onjea

Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.

IU BETE PESHQESH FUKARASE
(për parmbrëmë e kam llafin 20 Shkurt 2020!

Analistët degë më degë,
si skifterë që s’gjejnë folenë,
betohen dhe bëjnë benë,
të ”shpëtojnë” mëmëdhenë.

Shohin erërat nga fryjnë,
si veriu ulërijnë,
”kapedanët” mjekërbardhë,
i vijnë vedrës vërdallë.

Vedrës ku ushqehen qëntë,
me llomka të politikës,
nuk u zuri bytha vënd,
vrapojnë mbrapa të ligës.

Më falni! Mbrapa parasë,
nga konvertimi i floririt,
i rëntë pika damllasë,
që s’u ha koqen e syrit.

Iu bëtë peshqesh fukarasë,
i paçi ditët të zeza,
ky mallkim iu ndjektë pas,
jo veç sot, por njëqind breza.

Shpërndaje në rrjetet sociale:
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com