August 3, 2024

Më thuaj një fjalë, o mikja ime e rrallë…!? – Floriri Z Petra

Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.

MË THUAJ NJË FJALË..
O MIKJA IME E RALLË..!?
======================

Çdo ditë e më tepër
po ndeshemi me vështirësi
Por kohët e fundit
jemi mbyllur të gjithë në shtëpi..
Kësaj i thonë karantinë
kur ke frikë të nxjerrësh
kokën në dritare, apo të dalësh jashtë..!?
Eh o shpirt boll durove
Dil të dalësh..
Na treti si qiri në mesnatë
ky Corona virusi
Shpirtin ende s’na ka marrë..
I thonë një fjale…
Le gomari që na ngordhi
se s’kishim ti jepnim për të ngrënë
Por ç’janë këto miza nuk na lenë rehat..
Kështu dhe puna ime, çdo natë më thonë,
Nuk u lodhe o njeri,
Që nuk rreshtën së shkrojturi, çdo ditë..!?
Mbylle këtë flamë FB, kush e shpiku
na u bë më keq se Corona virus..
Ah moj mike sa bukur më flet
ky fenomen dhe me ty po ngjet. !?
Por a mbyllet FB në këtë jetë..!?
Kur koha po e provon se na ndryshoj
zakone dhe mentalitet…
Kur është bërë një dritare e madhe
ku shohim vehten dhe botën…
Vjen të në nevojë si medicinë
plagët e vjetra nuk ti hap
Të rejat që koha ti krijon
shpejt ti mbyll..
Kur jeta të bëhet një xhugël
sa nuk di nga të dalësh
Unë të jem i sinqertë
Po has vështirësi në familje
kur shtëpia më bëhet si një pyll
Gruaja me fëmijët më thonë…
Morre burrë dhe baba
nuk u lodhe në këtë jetë
këtë FB, uk pse se mbyll…!?
Kur e shikon sa kohë të merr,
kur koha për moshën tuaj është flori..!?
Ju duket sikur ju vriten sytë
kur më shikojnë gjithë ditën
merrem me celular në dorë..
Shiko vehten se mosha ikën
vitet nuk kthehen përsëri
Gëzoje jetën sot, se do ikësh një ditë…
Dhe sa gjëra të tjera më thonë
Unë ju them me delikatesë
e kam punë, nuk më rrihet pa FB
Shkruaj ditë e natë, vjersha e poezi..
Ma kthejnë me ironi..
Po kush të lexon ty o njeri
mos je ndonjë gjeni..!?
Kur ka humbur interesi i leximit
janë koka botërore dhe i harruan
tani ti o poet na qënke zgjuar
Dole si kofili pas të vjelit,
apo si Don Kishoti,
kërkon të gjesh kohën e humbur…
Dhe çfarë nuk më thonë,
shpirti im si hambar, duron..
Ju them me zë të ëmbël
më mirë më lini pa buk
Të vdes ngadal
Se sa pa face book,
stresi të më vdes pa më parë..
Prandaj mos hyni shumë
në liritë e tjetrit..
Për mendimin tim, FB është një mundësi
ku shikon dhe dëgjon..
Shpikja më e mirë e shekullit..
Ku i gjen njerzit e humbur
apo miqësi të reja, krijon..
Mëson shumë nga bota ku jetojmë
dhe sa gjëra të tjera…
Më thuaj një fjalë, o mike e nderuar
Ta kem gabim, që bëj këtë punë
Për mua ngelesh e rrallë..!!
Apo Zoti na ka mallkuar…!?

Floriri Z Petra
April 30rd, 2020.USA
Të drejtat e autorit rezervuar..

Shpërndaje në rrjetet sociale:
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com