August 10, 2024

Frika e lepuroshit (Për fëmijë) – Nijazi Kastrati

Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.

FRIKA E LEPUROSHIT

( Për fëmijë )

I strehuar nën shkurre
Në strofullën e tij,
Jetën kishte në rrezik
Lepuroshi gri.

Me shpejtësi të madhe
Zemra po i rrahte,.
Gjuetarin kishte pranë
Zagarin që ftonte

Ah, sa e pa drejtë -tha
Na qenka kjo jetë,
Nga frika e madhe
Nuk bëj gjum të qetë.

Po përse vallë
Na ndjekin përherë?
Frikësohemi gjate dimrit
Frikë prap në pranverë!

Si t’ia bëj të iku
Mos më sheh gjuetari?
Unë sot mbarova
Nëse më gjen zagari.

Me shpejtësi të madhe
Nga strofulla vrapoi
Iku lartë në mal
Dhe këtë herë shpëtoi

01.05.2020

Shpërndaje në rrjetet sociale:
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com