Pa titull – Fran Tanushi
Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.
PA TITULL
Zëra të ç’akorduar
gurmazfryer
maten me bubullima
Poeti kokën mbështet
në shuplakë të dorës
më heshtjën bisedon
Veshmëdhenjë të ngazellyer
shoqerojnë britma mërzitëse
ofshamat në melodi u ngjajnë
Valë e zhurmës trazuese
timberit ia treti ngjyrën
skutave të përgjumta
Bezdisja nëveritese
poetin e tretur në mëndime
nga bota vet e shkund
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com