Për ty Nënë ! – Ulku Bardh
Në përvjetorin e parë të Nënës sime që nuk është më, kujtimi për të qoftë i paharuar!
PER TY NËNË
(nënave shqiptare në përgjithësi,
nënës sime në veçanti)
A të kujtohet viti 1998-të
Kur Kosovën e kaploi flaka
Toka e shtëpi mbetën shkretë
Shqiptarët ia mësynë anembanë
Atje ku frika i binte tamthit
Atje ku shpresa i çonte këmbët,
Aty ku gjaku e tërhiqte gjakun!
Atje ku krushqit e lirisë,
E çonin lart bajrakun
Dhe ti, sypatrembur luaneshë
Nënë e vujtur por trimëreshë
Sikur shqiponja i hape krahët
Ashtu dhe dyert e shtëpisë
Ia hape zemrën tënde bujare
Dhe shpirtin tënd qiri Shqiptarisë
Eh, ç’u kall vendi …?!
Dhe u nxi toka anembanë
Disa të thirrën, na prit oj Loke..!
Të tjerët thirrnin, ku je oj Nanë!
© Ulku