August 7, 2024
Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.

Të shtat qiejt

Mu poshtë syrit ta pres lotin
E ta prekë me buzët e mia
I çeli sytë ta shoh shpirtin
Njaty ku t’ka mbi dashnia.

Ah sa shumë do të doja
Të të mbyllja në shpirtin tim
E të t’puthja, e ledhatoja.
O gojesheqere je ylli im.

Vetëm ti m’i jep jetës kuptim
Shikimi yt në zemër m’godet
Kur t’kam larg m’vjen në vegim
Si engjëll m’ulesh mbi trupin tim.

Me ty shtat qiejt do t’i ngjis
Mbi retë e bardha në kaltërsi
Shtati yt o xhan si qiparis
Me shpirtin tënd plot mirësi.

Afshit të prushtë që ke në gji
Hapja portën le të marri udhë
Se dashuria është n’vete magji…
Ta ruaj si sytë – kurrë s’ta hudhë!

Lumni Nimani
30. 04. 2020

Shpërndaje në rrjetet sociale:
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com