August 3, 2024
Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.

MË PRIT KOSOVË

Më prit Kosovë
Më prit Kosovë po vij
Po vij bashkë me të tjerë
Po vij se moti s’jemi parë

Po i marr me vete gjithë kurbetçarët
Së bashku të mbushemi dashuri Kosove
Por një pjesë nuk po vijnë me mua
Gjysma rinisë sate nuk deshën të vijnë

Jo që nuk të duan Kosovë
Thjeshtë nuk e ndjejnë dashurinë
Edhe pse shumë e duan lirinë
Në ty nuk e shohin ardhmërinë

Më fal Kosovë që nuk erdha me t’pa
Kaq gjatë nuk erdha as me të vizitu
Babë e nënë m’i keni nda
Ardhmërinë ma keni vra

Me fal në shprehje pak e teprova
Kështu iu shoh sikur të mjerë
Një nga një të gjithë largohen
Për çdo ditë mbyllet nga një derë

Unë mërgimtar i përmalluar
Kilometra bëj shumë gjatë
Me lotë mallin për ta shuar
Tek ti vij për sene me kjajt hallin

Po kush tjetër mallin ma shuan
Perveç teje o vendim im
Ti me je ilaçi shpirtit
Veç te ti unë gjej bekim

Me iu thënë sa shumë iu dua
Për ju vij çdo herë n’pushime
E t’iu tregoj fëmijëve të mi
Që Kosova është vendlindja ime

Sa herë marr rrug për vendlindje
Mbushem mall e shumë gëzim
Në Kosovë shuhet çdo dhimbje
I qetë pushon dhe shpirti im

Fatime Kalimashi
22 .12.2020

Shpërndaje në rrjetet sociale:
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com