August 4, 2024

Dasma labe – Tatjana Haris Haskaj

Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.

Dasma labe 🍻
———————

Kenga e vallja u hap
Kur bijat erdhen ne prag
Shtepin mbushen me urime
Plote peshqeshe e gatime

Paja e nuses kur vjen
Si bore e malit shkelqen
Eshte art e dashuri ,
Nuk eshte thjesht nje pasuri

Ham pim dhe kendojm
Ne oborr sazet s’ pushojn
Revani e byrek shtruar
Sheleget ne hell shkuar

Kur nusja hyn ne dere
Kercet pushka per haber
Orizi si floke bore
Urimet lule kurore

Dasma vazhdon me kenge
Dhe rakija pihet rend
Muhabeti meret shtruar
sofra plote perplote mbuluar

Dollia pihet me shtate
Ne ode ku s’jane grate
Burri burrin mund ta “mund”
Kur se pi dollin me fund

Kush pi me rakin dhe mend
Ne bace shkon te qent
Kush ben zhurem , gerr e verr
Ne mullar shkon si te ter

Kur hyn tek oda e grave
Ne qosh na rri krushk e madhe
Te tjerat me moshe e radhe
Nusja ndrin si bore e bardhe

Bejn shaka e muhabete
Oda porsi zgjua blete
Vallen heqin rend rend
Nuses i kendojn kenge

Kur del jashte te avllia
Ku vallen e hedh rinia
Atje bashke vajza e djem
Han e pin e dolli s’ngren

Han e pin e dolli s’ ngren
Se ata jan me te rene
Allafrenga djemt leven
Vajzat tregojn zhaponen

Tani dasmat kan ndryshuar
Cdo gje eshte e programuar
Video-clipi mrekulli …
Gjithcka eshte bere tregeti

Nga Tatjana Haris Haskaj

23/08/2019

Shpërndaje në rrjetet sociale:
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com