Jemi bërë si të huaj – Fatime Kalimashi
Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.
JEMI BËRË SI TË HUAJ
Jemi bërë si të huaj
E kemi vështirësuar jetën
Të panjohur për njëri-tjetrin
Nuk po e njohim as veten
Jemi bërë si të huaj
Nuk e shohim dot njëri-tjetrin
O Zot sa shumë jemi larguar
Sikur jemi të harruar
Jemi bërë të pa dashur
Fare nuk jemi të duruar
As për dhimbje as për hall
Takohemi rrallë hiç pa mall
Ruhemi nga njëri-tjeri
Për problemet që i kemi
Para tyre shtiremi e themi
Gjithçka mirë në rregull jemi
Flasim keq e shumë ankohemi
Thonë nuk po vini me na pa
Kur i takojmë as nuk na flasin
Nuk di njeriu në fije me iu ra
FK
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com