August 10, 2024

Në këtë hapërim Maji – Ramiz Kuqi

Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.

NË KËTË HAPËRIM MAJI

Veç karantina na ka mbetur
Si produkt laboratorësh

Në ankand publik
Toka ime

Zvarranikët sillen mbështillen
E shajnë Evropën

Mbi vetullat tona
Janë zbrazur retë

Në këtë hapërim maji
Është çarë zemra në dysh

O Gjergj që rri mbi kalë
S’më thua veç një çast

Veç një Fjalë?

Oslo, më 6.5.2020

Shpërndaje në rrjetet sociale:
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com