August 3, 2024
Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.

Z’bashku

Eja sonte te rrish me mua
Z’bashku natën ta kalojmë
Ty të pres e jam zgjuar
Bashkë më ty du t’bisedojë

Të flasim bashkë pa ekzagjeruar
Me njeri tjetrin të diskutojme
Hapur t’fasim pa u keqkuptuar
Çfar dunë zemrat ta zbulojmë

Në heshtje t’flasim se çfar duam
Nëse zemrat shumë renkojne
S’mundemi dot për ta mohuar
Dashuri vetë ata tregojnë

Mbase sytë kurrë nuk gënjejnë
Të pafajshëm bukuri paraqesin
Sikur dielli ato shkëlqejnë
Rrethe e rrotull universit

E nëse shpirtrat atë kërkojnë
Ngelet veç për ta vërtetuar
Rrahjet zemrave ti dëgjojmë
Dashuri që na ka munguar

Z’bashku natën ta kalojmë
Të dashurohemi si të droguar
Më duar t’lidhemi të dy bashkë
Një trup t’bëhemi të bashkuar

G Deda;

Shpërndaje në rrjetet sociale:
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com