Paska ardh pranvera – Ramiz Kuqi
Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.
PASKA ARDH PRANVERA
Me diellin e kuqrremtë si sytë e muzës
Që e ndjej tek cicërima e njē zogu
Që kēndon mbi supet e mia
Dhe një pëllumb atje mbi degë
Plepi të lartë me gu-gu grish
Fjalën time ku rri ulur si në shkëlqen
Dhe shoh bijen time të stërgjatur
Përtej cepit të kësaj tokë
Që ka mbërthyer vargun
Si me pranga
Paska ardhur pranvera
Eu si nuk e paskam parē
As në lulet e kopshtin tim!
Oslo, më 7.5.2020
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com