August 7, 2024

Hija e se keqes mallkuar! – Rustem Mati

Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.

Hija e se keqes mallkuar!

@@@@@@@@@@@@@
Zbrite ne nje pranvere ,te pa filluar,
Pas termeteve,tokes ,se rene.
Ajri e qielli ,jane per gjithksha te bekuar,
Por helmi I padukeshem,na mbiu prane.

Malet u mposhten,kullat u treten,
Bota ra ne gjunje,nga kjo ere.
Njerzit mbeten kudo te vetem,
E erret erdhi,per ne kjo pranvere.

Mijrat shkuan kudo ne vale,
Ne hije te dallgeve te deteve.
Nuset sivjet ,nuk hypen ne kale,
Nga lumi I thelle I derteve.

Shpirterat u shkallmuan
,bekimet u trazuan,
Tokat mbeten pa u punuar,
C19 e emruar,por flame e mallkuar.
shekujt ,kurr skan ,per ta harruar.

Kur na erdhe ,ne shpejt e kuptuam,
Ishe hije e se keqes se ofruar.
Stres ,brenda ty nuk te lejuam,
Por shpirtrat thelle botes ke per valuar.

Te mallkojn ty zogjet e malit,
Flam te zeze leshove mbare.
Spyete per pleqerin e hallit,
Por ju zhduke ,shumeve varre.

Kur do ikish more I pa ftuar?
Mos do te na e thith toka.
Spo gjejm arme ,ty me te luftuar,
A po do, me na cuar ,te gjitheve te gropa.

Dil ti pandemi ne rrugen e qumshtit,
Vrima e zeze ,ty te gjen derma,
Apo do kthesh,fundit te gushtit,
Per here te dyte ,ti per me na ra .

Nuk na mbetet ,ma ne asgja tjeter,
Vetem ne zotat ,per me u lutur.
Ti te bahesh plage e vjeter,,
Te keqes do ti iket ,por sduhet ngutur.

Kembe zbathurit ,renkojne dhimjet,
Za nuk ndalet me oshtime.
Flladit ere ,te bjere ne lindje,
Pemet po mbeten pa gjelbrim.

Falma qiellin te marrim fryme,
Djelli te na ngrohi dhe male.
Vera mos te na leshoj bryme,
Deti te mos kete ma vale.

Rustem Mati
Durres maj 2020

Shpërndaje në rrjetet sociale:
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com