August 13, 2024
Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.

Gëzuar Sarandë

Kurrë nuk shuhen dy dashuri
Për time bijë e për Shqipëri
Që nga jugu e në veri
Çka të sheh syri bukuri !

Na ishte një kohë e mallkuar
Shqipërinë ma patën ndaluar…
Por jo mall e dashuri për të, n’gji vluar
…Sarandë gocën e pata pagëzuar.

Atje larg në Toskëri
Se ç’më pat bërë puna vaki
Buzë Detit Jon për mrekulli
I vodha një qyteti emrin e tij.

N’atë pranverë u ngroh moti
Ti u linde të bekoi Zoti
Nga gëzimi më rrodhi loti
Kush ka vajza botën ka, s’thonë së koti.

Isha atëherë unë çun i ri
Kur u lind më i madhi fëmijë
Sa na gëzove o Perëndi
Të qofshim falë gjithmonë ty!

Lulja më e bukur çeli në maj
Ma mbushi shpirtin gëzim prandaj
Nga zemra kurrë nuk e ndajë,
Pjalmë e mjaltë fjalë e saj.

Sarandë, sot është ditëlindja jote!
Paç lumturinë e kësaj bote!
Qofsh me shëndet e gëzimplote!
Urime dhe gëzuar me këtë cakërrim gote!

Lumni Nimani
O5. 05. 2020.

Shpërndaje në rrjetet sociale:
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com