August 10, 2024

Përgjigje tjetër, ndryshe – Floriri Z Petra

Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.

PËRGJIGJE TJETËR, NDRYSHE

S’ mundem të shkruaj
kur flas e shihem në monitor
Me një femër të bukur
nuk ndjehem i huaj,
nuk e di, këtë ma thuaj
mbase dhe po gaboj..!!

O stinë pranvere, kaq e bukur
Pse ardhe sivjet e brishtë, për mua..!?
Në degët e sapo çelura të shpirtit
kërkon ti shkundësh petalet
pa ju marrë aromën, të dukesh rinuar..
Ato lulet e mollës, në kopshtie
sa shpejt u përvëluan
nga thëllimi i ditëve më parë
Më fal e dashur, çfarë kërkoj
në sytë e tu jeshil, çdo ditë..!?
Kur vij si pikat e shiut, trokitur
në tokën tuaj vlagë, të shpirtit
si veskat e Majit,
kur bari fushës jeshilon..
Sjell freskinë, me vargun e lirë
poezia është ndjenjë, pasion
flet më shumë se goja..
Tek sa shikoj portretin tuaj
shpirti im, fillon të gulçoj..
Kur fotografinë mbaj në duar
më jep mundësinë të përjetoj
çaste përmallimi, meditoj
nga ty nuk dua të shkoj…
Kur syve pika loti më bien,
ende pa pushim…
Si nuk munda të kuptoj
Përse kemi nevojë.!?
Kur mundësia mu dha
por s’munda tu takoj
vitin që shkoj..
Ti ulesh mes fjalësh, aq ëmbël
në prehrin e shpirtit tim
Unë të përkëdhel flokët lehtë
kur bien supeve, natyrshëm
si valëza kristalesh, sjellë në breg
Ujvarë ndjenjash shkasin nxituar
nga syri yt i varur si bisht..
Kur emocinet,
ngrihen mes nesh, si dallgë
Dil o shpirt, çfarë pret me ardhë..
E di moj zemër, o bukuroshe
nuk e mohoj, kur flet me çiltërsi
Jeta nuk duket e shkurtër
kur çaste të lumtura jeton
dhe një herë në vijimësi..
Të bëjnë sikur përjeton,
një rini të dytë,
kur buzëqeshin sytë
sa mos gjesh dot shtëpinë.
Ah moj vashë, pse më ngacmon..!?
Çastet janë aq të bukura
një jetë të kesh, duke pritur
shpesh momenti, nuk ti sjell..
Mrekullia erdhur rastësisht
të bën të ndjehesh i gëzuar si fëmi
kur sheh filma vizatimorë..
Përgjigje tjetër ndryshe,
nuk mund të shkruaj
Kur me një femër të zgjuar
nuk ndjehem i huaj…
Prano respekt, pastaj mos më duaj..!!

Floriri Z Petra
Clifton, New Jersey
May 10th, 2019..
Të drejtat e autorit rezervuar..

Shpërndaje në rrjetet sociale:
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com