August 4, 2024

Takim me Perëndinë – Seti Pezaku Vladi

Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.

TAKIM ME PERËNDINË

Mbrëmë isha në parajsë.
Humba në blunë e kobaltit,
Horizont i shkruar paanë,
Me pupla reshë të argjendta,
Dielli përqafonte heshtjen e vetmisë.
Majë një tempulli të lartë
Dallgëzuar nga një det ngjyrash
Ndizej e fikej një sy i gjelbër.
“Është syri i Zotit që shikon botën”,
Më gugoi mbi supe një pëllumb kristal uji.
U deha nga habia!
Një digë emocionesh më mbuloi me mijëra yje.
U ndez qielli nga një hark ylberi,
Simbol i besëlidhjes së Zotit me njeriun.
Një zë kumbues zbriti si oshtimë ujëvare:
– Ç’dëshirë të solli kaq lart, shpirt i etur?!
– Hirësi,
Brumi i jetës dhe amshimit!
Jam një fletëz e kopshtit tuaj rrotullues.
Derën ia kam mbyllur ligësisë,
Një zog nuk kam vrarë,
Një fije bari s’kam shkelur,
Një kalli gruri s’kam vjedhur.
Lutem, krijues i gjithësisë
Hidhni dhe mbi mua dritën e parajsës!
– Krijesa ime!
Mos e kërkoni parajsën qiejve
Kur atë e keni në tokë,
Avullin e dashurisë së saj
Atje e kam sjellë.
Toka,
Eshtë parajsa e jetës së gjallë,
Toka… toka…!-tha Ai
Dhe zëri sa vinte e largohej duke buçitur horizontit:
– Tokaaaa… tokaaa…!
Në kohë,
Dola nga vdekja klinike.
Mjegullt dëgjoj një kronikë lajmesh:
…Bota po korret nga Arsen Lupenët…!

@seti pezaku vladi
9/05/2020

Shpërndaje në rrjetet sociale:
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com