August 7, 2024
Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.

TINGULL

Mram’ fjeta nën tingujt që m’i lëshoje ti,
sa i relaksuar në mëngjes…
Puna edhe pse e rand’
Tingulli në vesh më rri .
Vdekjen ma ngjalle, të vërtetën preka …
Jeto o tingull ,por mos m’u largo!
Nuk do t’dua,
por ti mos kërko të vdesesh ,për t’vërteta
Jeto me të vërtetat e mia,
Bashk’ me t’tuat “gënjeshtra”
E vërteta ime ka një mesazh,
e preka dhe e pash’…
Po, është e qet’,
dhe po shpërndaj këtë t’vërtet’
më zë të shterrun që të dëgjohet nga k’tu e në atë jetë,
derisa edhe mua t’më marri qetësia e vërtet’,
atje ku ka vetëm jetë,
Kërkoja kët ‘ lloj muze, oh , sa vlerë,
me nëntë miq’ t’vërtetë t’saj’,
t’bëhet pjesë e imja dhe katër miq’ve t’mi,
të shëndri miqësi e jon, si shend’ e verë!
O, sa shumë e dua,
në fund’ të vargut shoh,
ish larguar.
Por magjin’ e bëri
poezinë për ta shkruar.
Falemnderit tingull!
Lutem Perendisë,
ty të ket’ uruar,
më eja prap…!

Shpërndaje në rrjetet sociale:
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com