August 4, 2024

Të dua o Universi im! – Eduart Veli

Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.

TË DUA ,O UNIVERSI IM !

Thuaj të dua mëngjesit kur vjen,ditës që agon.
Se një natë iku,dita që po lind në jetë po të fton.
Nënës, thuaji të dua se një ditë sdo jetë në jetë.
Shoqes,shokut të jetës,se është për ty jeta vetë.

Thuaj të dua diellit që lind po dhe kur perëndon
Thuaj ju dua yjeve në qiell e hënës që ndriçon.
Dielli është jetë,i bukur kur lind dhe nëperëndim
E bukur hëna lozanjare dhe yjet gjthë shkëlqim.

Thuaju ju dua rrugëve,si më të bukurit kapilarë.
Bashkojnë zemra ,ëndrra, si lënë kurrë të ndarë
Thuaj ju dua deteve e oqeaneve,kudo të pa anë.
Janë si gjaku i zemrave në gjithë botën mbanë.

Thuaju ti,ju dua maleve e pyjeve që gjelbërojnë.
Si mushkri gjigande,si neve njërëzit ,frymojnë .
Thuaj të dua ëndrrës,se një ditë do ta realizosh
Gjithë bota është jotja,por ama duhet të punosh

Çdo ditë që lind,të gjithë universit thuaj të dua.
Gjithë universi është i yni,të përket ty dhe mua!
Ti je pjesë e kësaj bote,pa ty ajo nuk ka kuptim.
Të dua i them kësaj bote,të dua o Universi im!

Shpërndaje në rrjetet sociale:
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com