August 8, 2024

Nuk di ta them sa shumë të dua – Fatmir Gjata

Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.

Nuk di ta them sa shumë të dua,
se nuk e di as vetë
Se s’di çfarë mase të përdor,
a vlejnë ditë e netë
A vlejnë rrahjet drejt në zemër,
a vlejne ca pika lot
A vlen trishtimi në fytyrë,
kur iki kot me kot
Thonë matet veç me yj në qiell,
për yjtë s’kam dëshirë
Më duket si një masë poetësh,
dështuar e të shtirë
E unë të shtiren nuk kam qef,
ndaj masën nuk e di
Të them vetëm që të dua,
siç nuk ka dash njeri
E s’kam nevojë të ma besojnë,
nuk dua për të tjerë
Mjafton që Zoti të më shohë,
Ai di masë e vlerë

Fatmir R Gjata

Shpërndaje në rrjetet sociale:
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com