August 7, 2024
Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.

Udhë

E gjatë na solli këtej
Edhe më largë duhet t’shtegtojmë
Çfarë afër është, sa yjët, rrugë ka edhe përtej
Këtu gëzimi, kupën dot më s’e shtrojmë
Dhe po deshe bashkëudhëtar i mirë
Sërish të nisësh rrëfime gote
Të dashurojmë dhe në vezullimë të rrimë
Shenjat të kërkojmë në fryma bote
Pa dhëmbje, urija s’është njollë
Vetja është që shpëton kur druhesh
Dhe po dyshove do të kenit shkollë
Shembull të përkryer, disfatë ti s’shkruhesh
Dhe fillimi dije pyetje s’shtron
Dashuro shumë se jeta në përralla t’zgjon
Selajdin Gashi

Shpërndaje në rrjetet sociale:
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com