Mbesave të mia – Fatime Kalimashi
Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.
MBESAVE TË MIA
Kam një mbesë të vogël
Sytë i shkëlqejnë si dielli
Ata sytë e saj të bukur fort
Të kaltër me ngjyrë qielli
Mbesa e dytë si një qershi
Ka një gojë të ëmbël mjaltë
Sa herë hallën përqafon
Shpirtin shumë ia qetëson
Mbesa e tretë është si ar
Ka shikimin margaritar
Është e dashur dhe e zgjuar
Është e bukur sikur flutur
Mbesa ime më e madhe
Është si lulja si sorkadhe
Është e bukur si në përralla
I ngjan shumë Borëbardha
HALLA ZEMËR
Fatime Kalimashi
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com