Zakon malesh – Ulku Bardh
Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.
ZAKON MALESH
Po, burri nuk e ka zakon…
Që, pas ahengut e gëzimit të jepet
Ashtu sikurse burrëria që s’pranon
Nga dhimbja të ligështohet
E as para vështirësive të stepet.
Pra burri nuk e ka zakon…
As nga murlani apo uragani
Që mbjellin frikë në palcë
E i sjellin tragjedi tokës e njeriut
Ai para tyre kurrë nuk epet..!
© Ulku
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com