Dhe në gjum nuk më lë qetë – Nijazi Kastrati
DHE NË GJUM NUK MË LË QETË
Ditë të tëra po dhe muaj
Po lëngoj e shumë po vuaj,
Dhe në gjum s’më lë të qetë
Në derën time shpesh troket.
Nuk po mund ti mbylli sytë
Vjen n’dritarë më trokitë,
Zgjohem shpejt dhe shiqoj
E kuptoj se po ëndërroj.
Shpirt shqetësuar kthehem prap
Shtrihem mirë në timin shtrat,
Me sy hapur rri shiqoj
Mos rastësisht po të takoj.
Dhe ti erdhe në një natë
Shumë e bukur ishe prap,
Por përse vallë nuk më fole
Dhe pse deshta s’mu ofrove?
Ngrite vellon përmbi vetull
Buzë të bukura posi petull,
Një shtt të bukur e të hollë
Si atëherë kur t’pashë nën mollë.
Pak zeshkane dhembët si ar
Dy balluke përmbi ballë,
Shpesh I ktheje lartë përpjetë
S’kishe ndryshu për aq shumë vjet.
Veq një fjalë erdhe më the
Të përshëndes se s’shihemi më,
Ike shkove prap në pakthim
Lënduar mbeti shpirti im!
Dhe kur zgjohem prap nga gjumi
Trup dërmuar, s’mund lëkundi,
Trup e shpirt ndjehem shkatërruar
Njëherë s’u ndjeva i gëzuar!
13.05.2020