Më ranë këmbët në lëndinë – Ardian Muca
Më ranë këmbët në lëndinë.
Duke ndjekur pas një flutur.
Më leu bleta me oksitocinë.
S’më la vend pa më ndukur..!
**
Mike moj,sa të kam lutur.
Lermë të luaj me k’të mike.
Mjaft si grerëz më ke ndukur.
Me dashurinë tënde platonike..
***
U xhelozua flutura e shkoj n’krua.
Na rroftê mundi,që e ndoqëm pas.
Rrahu krahet dhe u freskua.
Ne shih me sy e me zemër plas.
****
“T’ì me bletën më lat pa mendje”.
“Si dy grerëza, m’u bëtë havale”.
“Thuaji të ikë,për kokën tënde”.
“Se vijnë grerzat,e bëjnë virale”.
*
Iku bleta ,duke bëzër mërzitur.
E putha me dorê,e ruaj miqsinë
Ik moj zemêr,mjaltpërtypur
Tani kam oksitocinë dhe adrenalinë.
*****
Na ranë këmbët,moj e bekuar.
Të ndoqa me bletën në lêndinë.
Si çapkëne moj krah-shkruar
M’i leve shqisat me oksitocinë..!