Gonxhja e trëndafilit – Zoica Gjolla Popi
GONXHJA E TRËNDAFILIT
Mos më thuaj fli!
Një gonxhe trëndafili të kuq
do lë mbi jastëkun e bardhë
me frymëmarrjen tënde
do përkund ëndrrën time
sonte s’dua ta dëgjosh
dënesen në të qarë.
Me mantelin e vetmisë
do endem nëpër natë
si çobankë fushe me qengjat manarë
lëndinave do të ulem
pranë një burimi
shaminë e nusërisë
do ta gjej prapë.
Eh unë vajzë e nusëruar
me fustanin nën vellon e bardhë
ti djalë i dhëndëruar
me dashurinë e zjarrtë
vallja bogonishte e shtruar
le të marri flakë
le të digjet zjarr!
Ç’i lava me lot yjet sonte!
Hëna po çuditet
nga retë e sapodalë
gonxhja në jastëk
paska çelur e plotë
me aromën e trëndafilit të kuq
harlisur si e marrë.
Zoica Gjolla Popi
23 – 2 – 2018
Angli