E ëmbla kitara ime – Ymrije Beqiri
E ËMBLA KITARJA IME
E ëmbla kitara ime
Pse më rrin në mur varrë
A se sheh gjendjen time
Ku po mbytem ne vaj
Eja dhe më bëj shoqëri
Eja bashkë të luajmë ne
Të këndojmë unë e ti
Nga shpirti të zhdukim re
Vargun enkas shkrova
Këtë mërzi dua të vras
S’është e drejtë mjaftë lotova
Le t’na kthehet edhe ne buzëqeshja
Eja pra kitara ime
Mos më rri e varur në mur
Mjaftë jetuam nën hidhërime
Ky virus s’do na mposht kurrë
Eja jetës t’i këndojmë
Melodinë më të bukur
Gjysëm vdekur nuk jetojmë
Eja pra të kam në zemër
Bashkë të luajm unë e ti
Mos qëndro varur në mur
Nuk pranoj më lot në sy
Eja t’këndojmë të njëjten melodi
LUMI IBËR
Preka lumin Ibër këtë fundjavë
Shtëtita në lëndina gjelbëruar
Preka dhe ujin që vinte me valë
Nga lumi Ibërit me dallgë trazuar
Ika nga Mitrovica,e nga Ibëri
Lotët me lumin, prap u takuan
Edhe pse sot gëzojmë lirinë,
Në truallin,Mitrovicë e pa ç’liruar!
KULLË ME GURË
Kishte venë serbi pritë në përrua
Kullën Meha mendoj me e shue
Për me shua pushkën e trimit
Me ia fikë dritën lirisë…
Një armat, tanka e ushtri
Afër shtëpisë Tahirit aty kan hy
Sulm nga ajri e sulm nga toka
Por ky trim jo, kullën se l’shojka…
Bashkë më babë Nebihun
Armët në dorë kanë rrokë
Më pushk serbët i goditën
Paskan mbet serbi shtrit në tokë
Festa sërbit iu pre në mes
Një ushtri po i shuhët shpejtë
N’kullën Meha dy heronjë
Serbit rrugën ju tregojnë
Gjaku i trimit n’themel t’shpishë
Bashkë dhë gjaku i babë Nebihut
Tek kjo kullë jeton pavdekësia
Nebi Meha baba me te bijtë
Mbi atë gjak, atë ideal
Dhe Beqiri trimi i rrallë
N’luftë më serbin, korbin e zi
Hero bie si vëllai I tij
Kulla Meha tre heronj
Nga Prekazi kushtrim lëshojë
Pushkën jo kurr mos me ndalu
Pa e shporr pushtuesin nga këtu
Zani kullës o amanet
Rrokën armët qika e djem
Përmbi serb hedhën si rrufeja
Në qiell t’shtëpisë u zhduk reja
U shporr tutje sërbi i zi
Nënë Kosova jeton n’liri
Gjaku trimave n’themel t’lirisë
I Tahir Mehes dhe babë Nebih!
Jam krenar për stërgjysh e dajë
Për ju kokën lartë do e mbajë
Por edhe ju ndjehuni krenar
Lavdi ju thot bota e mbarë
Ju me pushkë, unë sot me penë
Ju me zjarrë për atdheun
Unë me zemër për nënlokën
Nëse duhet e lë kokën…!
Ymrije Beqiri