Eja vetëm ti – Zymer Mehani
Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.
Eja vetëm ti
Eja vetëm Ti…
Me shushurimën e gjetheve
Që bien nga degët
Me vesën e mëngjesit
Që tretet nga rrezet…
Eja vetëm Ti
Me vezullimë yjesh
Që dridhen në mbrëmje
Me dëlirësi zemrash
Që rrahin me dhëmbje…
Eja vetëm Ti…
Si ujëvarë e gurrë
Që s’ më braktisë kurrë,
Eja vetëm Ti
Ti, o dashuri
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com