August 10, 2024

Për ty gjysh{Për fëmijë} – Nijazi Kastrati

Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.

PËR TY GJYSH

{ Për fëmijë }

Ah, more i imi gjysh
Rrugët na i mbylli korona,
Zemra mu nda në dysh
Ngujuar mbetëm në shtëpitë tona.

Mbete atje i vetmuar
Në përmallim për ne, nipa e mbesa,
Me shpirt e zemër trazuar
Dhe për përqafimet tona qe besa.

Unë në mërgim e ti në shtëpi
Një gotë ujë kush të ofron?
Mendja gjithnji tek ti më rri
Dhe një kafe kush ta bën?

Të dishë të hapësh atë kamerë
Ti shoh rrudhat në lëkurë,
Që të shiheshim nganjëherë
Të shoh si të dridhen ato duar?

Për përqafimin tuaj gjysh
Shumë më ka marrë malli,
Ashtu si më merrje në krah
E më shetisje atje gjer ke livadhi.

Dëshiroj të përjetoj dhe njëherë
Përqafimin tuaj te ngrohtë,
A e di sa po më mungon gjysh?
Dhe se të dua aq fort!

15.05.2020

Shpërndaje në rrjetet sociale:
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com