August 28, 2024

Aty u hodh një kafke gruaje – Puntorie Muça Ziba

Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.

ATY U HODH NJË KAFKË GRUAJE

( Kur u hodh kafka faqe ngrënë
fitoi sedra apo flijimi
sedra apo flijimi,
sedra apo të qenët i tëri njeri…)

Me cigaren dredhur
varur n’buzë,
ca duar rrace
hodhën kafkën me tahmin
ngulën gozhdat thellë në asht
në një muranë të egërsuar
ku vdekja mori udhë
kapur për mëngën
e legjendës teletisur xhingla-xhingla
që përplaset si jehonë
n’faqen purpur të kafkës sime
deri në lotin e syrit t’dalë plage.

Gjinjtë myshk mbuluar
squllur mes gurësh
dhe pandehma e figurës platitur
pret e përcjell beronja
kataraktë shqyer në embrion
që ia krisin vajit
nën hijen e syve të hirtë
ah,brenda kepave kërcu.

Kur u hodh një kafkë faqe ngrënë,
fitoi sedra apo flijimi
sedra apo flijimi,
sedra apo të qenët i tëri njeri.

Ata vunë peng një palë gji
një tufë floku
një palë mollëza djegur
dy sy rraskapitur.

Rozafë, e gjetshin nga mos e pandehshin
aty mes shkrepash
ku u bënë palë, gji e sy!

Ata duar rrace
me cigaren dredhur
varur n’buzë,
le t’i mbajnë mbi supe mëkatet
mbase kushedi, ju duhet me muros veten.

Puntorie Muça Ziba

Shpërndaje në rrjetet sociale:
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com