Nderi dhe dinjiteti – Sliver Sliver
Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.
NDERI DHE DINJITETI
Nderi dhe dinjiteti janë të pandarë,
Si dy veti të vyera për njeriun e mirë,
Përkrahë tij si bashkëudhëtarë,
Në udhën e jetës mjaft të vështirë.
Nderi dhe dinjiteti asnjëherë,
Në botë, nga njëri-tjetri s’u ndanë,
Që njeriu i mirë të kishte vlerë,
Mësime e këshilla i dhanë.
– Sliver Sliver –
Athinë, 11 shtator 2019
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com