August 7, 2024

Trishtim… – Nexhi A Tahiri

Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.

Trishtim….

Qielli gri rendon e pllakos pafundesine e pamate. dielli ka humbur ne hapesirat pakufi
Une eci e vetme mbi reren e lagur dallget egersuar mbulojne gjithcka tani.
O zemer e lodhur
Pse hesht?!
Valle pritja te lodhi,.
Ku je,ku fshihesh
Pas reve gri?!
Nje shenje ,nje drite zbret nga qielli
Deshperimit Jepi
fund,
S,ka kohe per te humbur
Kohen e hengri koha,
Jeta duhet te jetoje
Gjer ne pafundesi.

Do doja te te shikoja
Ne sy e te flisja me ty
Koha gri eshte mes nesh
Une hesht, hesht dhe ti.
Nje dhembje eshte mes nesh,
Kete e di
E di perseri, dashuria mbeti
Nje pafundesi
Ne nje mengjes te vrenjtur
Poshte qiellit me re
Poshte qiellit gri…

Shpërndaje në rrjetet sociale:
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com