August 3, 2024

Përherë në zemrat tona… – Kimete Osmani Beqiri

Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.

Artan (Xhemshi) Lika
(21.03.2000 – 08.06.2018)

Përherë në zemrat tona…

I artë ishe, Artani im
Jetës tonë, i dhuroje shkëlqim
Sa u gëzuam, që u rrite
18 -të vjeç, o Yll drite.

Ishe gëzimi jonë familjarë
Babain, nënën dhe tri motrat, i le përjetësisht duke qarë
Ishe o engjëll, hasret në shtëpi
Pse është kështu jeta, një Zot e di!

Ishe Pranverë për zemrat tona, përzemërsisht
Tani mbretëron Dimri i acartë, përjetësisht
Ishe harea, e dijnë kush t’ka njohur
Fatin e tillë e kishit, tre shokët bashkë për t’u varrosur!

Ishte Muaji Ramazan, pikërisht në kohën e syfyrit… Shpirti im
Rrugës për Ferizaj, në ora 3 të natës… Pësuat asksident pa shpëtim
Tronditët Kaçanikun, më pak se dy muaj: 5 djelmoshave jeta i’u shua
Nga aksidendetet fatale, shumë familjeve jeta i’u është trishtua!

Ishe maturant, o shpirti i shpirtit tim
Nëna mundohët t’jetë e fortë, na mëshiro o Zoti im
Sa më shumë që koha që do t’kalon, je margaritar përherë në zemrat tona
Ishe, je dhe do mbetesh përjetësisht, përzemërsisht krenari e jona.

Nuk ishte e shkruar, t’a gëzosh jetën deri në pleqëri
Ike në amshim, në moshën e artë… Djalosh i ri
Vetitë që i kishe, ishin më se të mrekulluara
Asgjë s’mund t’bëhet, para fateve të shkruara!

(Në emër të nënës së të ndjerit…
Zoti u’a lehtësoftë dhimbjën, mungesën, ngushëllime.)

Shpërndaje në rrjetet sociale:
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com