Trandem – Selajdin Gashi
Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.
Trandem
Nga udhë të mundimshme me caqe të largëta
Rreshtoj dëshirat, i përvijoj molisjen guximshëm
Që të zgjohem, të hedh themele rishtas, unin tim
Ta rrethoj me lumturi, përhershëm veten trajtoj butë,
Të kam afër, sepse të vjedh keqas botë botërash.
Yjet e këputur mbi gjoksin tim bëjnë pushim amshimesh
Shpirtra të kallur, digjeni për përjetësinë, përherë
Doni, adhuroni, jetoni, përgjëroni dashurinë
Se ndryshe s’bëhet, s’hahet, s’lahet, s’qahet kahe udhësh
Rropatje a gëzim, ta dish gjithnjë të përshkon zgjimi.
Nga libri “Dalja Nga Labirinti”
Selajdin Gashi
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com