Herët – Selajdin Gashi
Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.
Herët
U zgjova dhe thash
Ta nisë një varg të ri
Kështu siç vargojnë ditët
Rrjedhë e një lumi të qetë
Është kohë pandemie
Të mbyllur druajmë
Nga një virus i rrezikshëm
Vetminë, e ndoshta edhe dergjen
Është vala e parë, ndërkohë që
Mund të vijo vala tjetër e prodhuar
Mbase në një laborator marrëzi
Ose është bishti i dekadencës
Sidoqoftë, kjo dergjë me pasoja
Ka një bisht prapa…!
Selajdin Gashi
12.05.20
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com