Ritual zemrash – Zoica Gjolla Popi
Poezi
(“ E Larë Me Yjet”)
(Të gjitha të drejtat i përkasin autorit)
RITUAL ZEMRASH
Më lër akoma
të flas ëmbël
mes dritës në lëndim
lëndimit mes vuajtjesh…!
Bëmë…!
Pasion në shpërthim Vezuvi
je ti!
Folmë!
Ëmbël …ëmbël…!
Fol për vete…!
Cili je ti që e bëre Etnen
në llavën e saj
të ëndrrës
të nxehjes
të shkrijë gjer në rrjedhje.
Besim engjëjsh!
Ç’magnitudë,
Ç’forcë graviteti…!
Lëkundje
shpërthim.
Ritual zemrash…!
I fuqishëm
i ndryshuar
i paprovuar
i shfrenuar!
A nuk e gjejmë sonte
në pafundësinë e natës së thellë
kryeveprën e shekullit,
ninullën e përjetshme të dashurisë?!
Nina nana
ardhsh i bardhë…
në puthje shpirtrash
engjëjsh të bardhë…!
Zoica Gjolla Popi
6 – 10 – 2018
Angli