Malli për shkollë{Për fëmijë} – Nijazi Kastrati
Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.
MALLI PËR SHKOLLË
{ Për fëmijë }
Shumë më ka marrë malli
Të shoh shkollën time,
Mësuesen e dashur Vlorë
Që na pret më gëzime.
Në oborr të shkollës
Shokë e shoqe shumë,
Vargu i nxënësve rrugës
Dukej po si lum.
Lulet në park shkolle
Shkëlqenin në vesë,
Dukej se gëzoheshin
Kur shkonim në mëngjes.
Për gëzimin tonë
Hapnin shumë petale,
Një freski e bukur
Vinte larg nga male.
Shumë zogj e bilbila
Këngës ia thonin,
Së bashku me ne
Dhe ata gëzonin.
Dua shpejt të kaloi
E zeza pandemi,
Me shokë e me shoqe
Të shkoj n’shkollë përsëri!
16.05.2020
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com