August 13, 2024
Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.

Dalja
Mallkaur mos qofshi mure
Jeni mësim e shpëtim
Në këtë katrahurë hutie
Pastaj me qetësi e njohje gjithashtu
Jam i ardhur në këtë vend
Njeri me biografi e kujtime
I lirë, i pajisur me ëndërra
Njeri që braktisi muret e labirintit
Prandaj jam, e kam një shpresë
Një besim, një bindje
Kurrë mos më moho, më thotë
Një krijues, s’di ku e takova
Por ai është, në labirint
Apo në liri, diku shfaqet
Qoftë si Jezus, Muhamet,
Apo krijues i gjithësisë,
Apo shtegtar!

Selajdin Gashi

Shpërndaje në rrjetet sociale:
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com