Ëndërr me tim atë – Abdi Përgjegja
Ëndërr me tim atë.
Mbrëmë,
kalova një natë të vështirë.
Një minutë,s’bëra gjumë i qetë.
Nuk di por diçka s’e kam bërë mirë.!
Në ëndërra isha me tim atë.
U ngrita më i lodhur seç rashë.
Kujtesa,asgjë s’më kujtonte .
Ç’me tha e çfarë i thashë….!
Edhe realisht po më mundonte.
Shumë vjetë u bënë nga ajo ditë,
Ish si sot shtatëmëdhjetë maj.
Ike nga kjo botë krejt i qetë…
Porosi të vetme :nuk dua vaj.
Nuk vij dot tek “shtëpia” jote.
Një tufë me lule të ti dhuroj….!
Ti tash qesh me problemet e kësaj Bote.
E une veç me vargje po të kujtoj.
Babai im i mirë,i drejtë i sertë.
S’ke pse më len netëve pa gjumë.
Më mësove kështu të jemë në jetë,
Edhe nëse vetes i prishi punë.
Abdi Përgjegja