August 10, 2024

Labe për ku më je nisur – Pullumb Ahmeti

Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.

LABE PER KU MEJE NISUR,,
Motiv popullor
Pullumb Ahmeti,autor

Labe ç’të mbështolli era
sa dole në mugëtirë
kush të thirri të tha eja
zbëthyer kishe peshllinë.

Lisat u drodh kur të panë
flokëgjatë e syrin shpuzë
për ku vete Labja thanë
ç’far kënge këndon nën buzë?

Me peshlli erën ç’e mblodhe
e ç’mi thure flokët gërshet
gur mbi gur këmbën e hodhe
syri yt ç’rrufe të shkrep?,,,

E ç’tu trëmb kali por jo tinë
shtegut kur shkoje për stane
sytë e tu ç’të shkrepëtinë
rrufe që çan më dysh malet.

Në shpirt të qe zgjuar Tana,
ndiqje melodinë me fyell
lisat shkundin degë tharat
pylli zu të fsheh një diell.

Qerpiku të pinte lotin
buza ç’far të pëshpërinë
zemra të kërkonte zotin
pa lot ty ta donte synë.

Me natën s’doje të ndeshesh
si sorkadhe shkoje shtegut
me zë fyelli ç’më tretesh
seç të ndjell zëri shelegut.

Labe për ku më je nisur
pyllit ecje shteg më shteg
zëri zemrën të kish dridhur
syri shkëndija të shkrep,,

Labe pse ma ndale hapin
Era çfarë të pëshpërinë
Te shtegu ç’ta trëmbi kalin
Ç’e bëri që hingëllinë?

Hingëllima ç’të drodhi zemrën
Sorkadhe sndejte në vënd
Me sy e mbërtheve tendën
Shpirti çpati që të dhëmb?

Mbështjellur në shark të zi
Mbërthyer trupi në ethe
Buza jote psherëtin
Buzë e tij të thosh pse erdhe.

Syri si ylli pranë hënës
Zuri t’i lëshonte dritë
Ilaçi që shëron zëmrën
Ç’ju bëre moj Afërditë.

Varg Ahmetian,,10 Tetor

Shpërndaje në rrjetet sociale:
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com