Një kafe – Ilire Zajmi
Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.
NJË KAFE
Kafe të zezë në filxhan të bardhë
gjysëm e fjetur për një ditë të mbarë
Një kafe pa sheqer për të ëmbëlsuar
agimet që lindin të trishta në ditë maji
Kafe me miqtë në mesditë
për të qorrollisur gjithë botën kryeneçe
Kafe sterrë shoqëruar me duhan
për të mbytur halle e për të bërë qejf
deri në marrëzi.
Një kafe dy kafe tri kafe
për të mbytur pikëllimin
kur je e dëshpëruar
kafe të zezë, makiato, espresso
fitoret e Pirros për të kremtuar.
@ilirezajmi
Ilire Zajmi
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com