Muza e një kartoline – Hiqmet Mehmetaj
Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.
MUZA E NJE KARTOLINE
( Artistes së shquar Hajrie Rondo)
Mikeshë e shpirtrave princërore
të sëmurin sigurisht e çojnë për kurim,
por fjala juaj familjare e fisnore
çdokujt i sjell ilaç extra për mjekim.
Këtu në humbëtirë më dhe aq shumë,
sa muza gjumashe u çua si e marrë,
sigurisht që vargjet të zbresin si lumë
me forcën e ujvarës Niagarë.
Në art belin thellë kemi për ta ngulur
këmbëzbathur mbi hekur ku kullon gjak,
ecim me dinjitet, të papërulur
në botën koprace që na jep aq pak.
H. Mehmetaj .Nga vëllimi poetik ” Nata e lofatës ” 2008
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com