August 7, 2024
Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.

Dua

I bëra vetës pyetje ç’farë dua
Dhe prita përgjigjën sikur zenë në thua

Dua thash qiellin të kthjelltë e pa re
Që gjithmonë të jetë mbi t’imin atdhe

Dua që jeta atje bukur të lulëzoj
Kur atdheu lulëzonë shpirtinë ma ngrohë

Dua që atje diell të jetë gjithmonë
E jeta në sy të njeriut lartë të hapëroj

Dua mos të shof fëmijë me lot në sy
Sepse është dhembja ma e madhe që të vret atdhe

Dua mos të shof fëmijë më dorë zgjatur
Kjo është dhembje e madhe për atdheun ton të zhvatur

Dua që nenës t’i kthehët buzëqeshja
Që troje tona mos të mbesin të shkreta

Dua që studenti nëpër auditoriume univerzitare
Mos të këtë brengë së çdo të behët me të fare

Dua o dua nji ndergjegjësim i lidërshipit
Mos të vrasin atdheun vetëm me mbushje gjepi

E dua popullin tim që të kthjellët për vetën
Dhe vota mos të jap ma për inate,për ata që deri sot i ropën

Dua ç’farë dua ,atdheun ta shof të bashkuar
Ku s’do të këtë ma kendej a andej ,lindje a perendim
Të ketë nji rrugë të mvetsishme pa nënshtrim

Dua o dua nji diell dhe qiell pa vransirë
S’dua ta vrasim ma tutje arbërinë

18-05-2020

Shpërndaje në rrjetet sociale:
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com