August 5, 2024

Kur vij nga puna – Shefik Arifi

Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.

KUR VIJ NGA PUNA

Kur vi nga puna edhe pse i lodhur shumë,
Drejt meje vrapon i vogli djali im.
Trupin ma kaplojnë emocionet lumë,
Dhe e çlodh këtë shpirtin tim.

Me duart e njoma fort më rrëmben,
E sytë shkëlqejnë si dallgët në dete.
Aty zemra ime dashurinë e ndjen,
S’ka si dashuria, që të bën për vete.

Të përqafuar i them: – Bir të dua!
Dhe ja puth ata të bukurit sytë e zi.
Ai ma kthen, ti je babi më i mirë për mua,
Të kam në zemër, të mbaj në sy.

Shpërndaje në rrjetet sociale:
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com