Të kam pritur…! – Zymer H. Haliti
TË KAM PRITUR…!
Çdo ditë që ikte të kujtoja
çdo ditë që vjen mendoj..
sa ditë kanë ikur,numroja
e sot portretin tënd kujtoj.
Por,ti kur shkove s’më the
se s’do jesh në ditëlindje
e unë të prisja ty mëngjeseve
se do të vish këtu n’vendlindje.
Sa vite shkuan,sa ëndrra u tretën
por dielli që kur agoi ende ndriçon
pritjet kanë një fund,siç kemi jetën
që çdo njeri të ardhmën e ndërton.
Çdo ditë të kam pritur në stacion
çdo vit që ka ikur e ka një leksion
pritjet humbin vlerën s’kanë kuptim
kur atë që pritëm mbeti një vizatim.
Do të vijnë pranverat e vonuara
dhe ti një ditë do të më kërkosh
por do të gjesh lulet e vyshkura
nga erdhe e heshtur do shkosh.
Zymer H.Haliti