O shenjë fisnikërie – Maria Kuci (Dudi Hizmo)
O shenjë fisnikërie
Syrit tënd unë lind si rrezja e parë
ulur butësisht mbi qerpikë halorë
veshur me shkëlqim e dritë të bardhë
të mbështjelli ngrohtë shpirtin tënd hyjnor.
Qetësisht mbështetem mbi ballin e lartë
o shenjë fisnikërie të përkëdhel me dorë
ledhatoj si pupël dy mollëzat e arta
zbrez tek dy petalet të ëmbla qumështorë.
Ketu rrjedhin kristale me burim nga zemra
çdo fjalë e çdo shikim që yjet mi verbon
aty merr goditjet e tik-takun zemra
rrahje të paritme që çmenduri më zgjon .
Gjjoksi yt prej burri ,si jastik me pupla
ndjej që brenda tij një bilbil këndon
ja kam vjedhur zërin e meloditë e bukura
jetë e perjëtësi bashkë të udhëtojmë