August 3, 2024

Shi pranvere – Suzana Alimani

Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.

SHI PRANVERE

Rigon një shi i brishtë pranvere
në shpirtin tënd rigon trishtim
ashtu pa lutje, ashtu pa klithma,
pa dritë rrufeje, asnjë gjëmim.

Mbufaten sythat, fillojnë rëndohen
si shtatzani që pret çlirim,
harlisen gjethet, zënë gjelbërohen
petalet rozë bëhen flijim

Rigon një shi i brishtë pranvere
i xhveshi lulet, i pllenoi.
Ti rri mendushëm në dritare
dhe pret…dhe pret që të pushojë

#suzanaalimani2018

Shpërndaje në rrjetet sociale:
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com