August 10, 2024

Bregut detit – Gezim Deda

Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.

BREGUT DETIT

Bregut detit po vrapoja
Hapat e shpejtë i ngadalsova
Për një çast tek ti ndalova
Një buzëqeshje të dhurova

Sytë e tu me bën magji
Me vëmendje të shikoja
Kur ma shkelë njërin sy
Për një çast u harrova

Ai shikim me lë pa fjalë
Sytë e tua si drit shkelqenin
Flokët hedhë përmbi supë
Për mbi ballë të prerë baluke

Sot as emrin nuk ta di
Veç një gjë nga ty mesova
Sot të emërova dashuri
E me ty u dashurova

Me je bërë ikonë e vjetër
Në çdo fletë te pikturoj
Te shënuara i kam në letër
S’mundëm dot te harroj

Bregut detit të kërkojë
Ne asnje vend nuk të gjeje dot
Përmbi vark pres te lundrojme
Valle te hedhim e te kercejme

G Deda;

Shpërndaje në rrjetet sociale:
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com