August 3, 2024
Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.

🔴 ATO NËNA

🔴 Shumë më dhimbsen ato nëna
🔴 Që s’patën fat në shkollë të shkonin
🔴 E në vend të abetares
🔴 Kapën draprin në arë t’punonin.

🔴 Edhe n’ara edhe n’shtëpi
🔴 Laj, fshi e misër bluaj
🔴 Me njërën dorë rritën fëmijë
🔴 E me tjetrën n’magje gatuaj.

🔴 Oh, shumë m’dhimbsen ato nëna
🔴 Që rritën trima, e vetë vuaj
🔴 Rritën vajza e rritën djem
🔴 Prapë i lanë, ikën n’dhe t’huaj

🔴 Shumë prej tyre na kanë lënë
🔴 Disa të tjera ende janë gjallë
🔴 Ah, ato nëna sa shumë për ne bënë
🔴 Veç një nënë sa një mëhallë.

Shpërndaje në rrjetet sociale:
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com